Arrestohet një person për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 13:53
Ilustrim

Një person është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale keqpërdorim i fëmijëve në pronografi.

“Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar - Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, pas marrjes së veprimeve hetimore dhe operacionale ka arrestuar  të dyshuarin mashkull K-Shqiptar  i cili përmes rrjetit social ka abuzuar me një fëmijë si dhe ka shantazhuar se do t’i publikojë përmbajtjet e papërshtatshme”, njofton Policia.

 Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat