Arrestohen dy persona, kishin hapur lokalin për bastore sportive

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona, kishin hapur lokalin për bastore sportive

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 14:38
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në fshatin Vrellë të Istogut, nën dyshimin se të njëjtit kanë hapur një lokal duke punuar si bastore sportive.

Njëri prej të dyshuarve është pronar i lokalit  i cili nuk posedonte leje pune, ndërsa i dyshuari i dytë ishte punëtor në këtë lokal.

Inspektorët Komunal kanë konfiskuar pajisje elektronike dhe gjithashtu lokali është mbyllur nga inspektorët komunal.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat