Zjarrëfikësit zbulojnë shkakun e zjarrit në Prishtinë, ka të lënduar

Kronikë e zezë

Zjarrëfikësit zbulojnë shkakun e zjarrit në Prishtinë, ka të lënduar

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 16:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Para pak orësh një ndërtesë është përfshirë nga zjarri në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë.

Në këtë rast, dy banesa janë përfshirë nga zjarri derisa në vendngjarje kanë dalur zjarrëfikësit dhe policia e Kosovë.

Ndërkohë, Brigada e Zjarrëfikësve kanë treguar se shkaku i zjarrit ka qenë rryma.

Image

“Kanë qenët orët e rrymës në flakë komplet. I kemi fikur, të lënduar nuk ka, vetëm një e kam parë duke i dhënë ndihmën e parë. Kjo nuk ka qenë banesa e vetme në zjarr. Më tutje edhe një banesë tjetër ka qenë për shkakun e njëjtë”, është shprehur Latif Zeka komandant i Brigadës së zjarrëfikësve, duke shtuar se ka qenë rastësi. 

Policia jep detaje për banesën që i doli tymi në Prishtinë: Dikush po punonte ilegalisht

Në rrugën Rrustem Statovci” në Prishtinë,  është duke dalë tym prej dy objekteve. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore, zjarrfikësit si dhe ekipet mjekësore.

Policia thotë se, pas evakuimit të banorëve, policia bashkërisht edhe me faktorët e tjerë relevant po punojnë me intensitet të shtuar për të sqaruar të gjitha rrethanat nën të cilat ka ndodhur rasti.

Mbështetur në rezultatet e para të hetimit si dhe të atyre të ekzaminimit të vendngjarjes është  ngritur dyshimi e bazuar se tymi mund të jetë shkaktuar nga faktori njeri, saktësisht nga persona të dyshuar që në mënyrë ilegale kanë qenë duke punuar në  kabllo elektrike dhe njësorët e rrymës, të cilat janë të vendosura në ndërtesat në fjalë. Gjë për të cilën policia ka shoqëruar në stacion policor një person të dyshuar.

Në këtë rast pasoja në njerëz nuk ka pasur, janë shkaktuar vetëm dëme të pjesshme materiale. 

***

Digjet një banesë në Prishtinë

Një banesë është kapluar nga zjarri afër ‘Sllovenia Sport’

Media vendore ka siguruar fotografi dhe video të banesës e cila është përfshirë nga flakët.

Policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes, ndërsa mësohet se në banesë ishin disa persona.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat