Aksidenti në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, viktima ishte menaxheri i Azetit

Kronikë e zezë

Aksidenti në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, viktima ishte menaxheri i Azetit

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 10:31
Aksidenti në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, viktima ishte menaxheri i Azetit

Një vetëaksident me fatalitet ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, afër KFC-së.

Media mëson se personi që mbeti i vdekur ishte menaxher i këngëtarit të njohur nga Podujeva, Azet.

Burimet tregojnë se i njëjti, së bashku me shtetasin nga Maqedonia Veriore, A.J, ishin mbrëmë në njërën prej klubeve të Prishtinës.

Bëhet fjalë për Sefa Kaya, turk me shtetësi gjermane.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajoni e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sot rreth orës 05:00, kemi pranuar informatën për një vetaksident trafiku në rrugën Prishtinë – Ferizaj, saktësisht në Llapnasellë, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i automjetit) ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës A.J mashkull, 34 vjeç, shtetas i Maqedonisë së Veriut e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion, ndërkohë që hetuesit e trafikut janë duke u marrë me rastin”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat