Shpërndante kokainë, arrestohet një 37 vjeçar

Kronikë e zezë

Shpërndante kokainë, arrestohet një 37 vjeçar

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 13:20
Ilustrim

Policia e Shqipërisë ka finalizuar operacionin antidrogë, "Dhërmiu", ku ka sekuestruar 15 doza kokainë dhe një sasi parash të dyshuara si të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Kurse, është arrestuar pranga 37 vjeçari nga Tirana me inicialet A.K.

Policia thotë se seksioni i Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, se në zonën e Dhërmiut, një shtetas shpërndante lëndë narkotike Kokainë në doza të vogla, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor "Dhërmiu", ku në bashkëpunim me forcat operacionale pranë DVP Vlorë kanë vënë në pranga 37 vjeçarin nga Tirana A.K.

“Gjatë kontrollit fizik, Policia i gjeti shtetasit A.K, 15 doza lëndë narkotike e dyshuar e kokainë, si dhe një sasie valute prej 385 eurove, të cilat dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike”, thuhet në njoftim.

Po ashtu thuhet se materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat