Aksident i rëndë në Pejë, katër persona të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Pejë, katër persona të lënduar

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 19:41
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Pejë-Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

Ai ka treguar se katër persona janë lënduar.

“Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, pra në drejtim për Prishtinë. Sipas informacioneve të para, katër persona janë lënduar, por për gjendjen e tyre nuk kemi informacione. Dy vetura janë të përfshira në aksident”, ka thënë Ibra.

Këto ditë numri i aksidenteve ka qenë i lartë, ndërsa sipas statistikave, 300 persona kanë vdekur këto dy vite në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat