Të lënduarit në aksidentin në Pejë, jashtë rrezikut për jetë

Kronikë e zezë

Të lënduarit në aksidentin në Pejë, jashtë rrezikut për jetë

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 19:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Pejë-Prishtinë.

Si pasojë e aksidentit, disa persona kanë mbetur të lënduar.

Zëdhënësi për media i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, Naim Sahiti ka thënë se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Janë pranuar tre persona të lënduar si pasojë e aksidentit. Të tretë janë jashtë rrezikut për jetë. Ata janë këtu dhe po marrin trajtim nga shërbimi spitalor i Pejës”, ka thënë Sahiti për mediat vendore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat