20 vjeçari që kishte vrarë një të ri në Mitrovicë, ther një tjetër në burgun e Lipjanit

Kronikë e zezë

20 vjeçari që kishte vrarë një të ri në Mitrovicë, ther një tjetër në burgun e Lipjanit

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 20:44
Foto ilustrim

V.B., rreth tre vjet më parë, dyshohet se vetëm për një shuplakë kishte privuar nga jeta një moshatar të tij në Mitrovicë, e sulmet nuk i ka ndalur as prapa grilave.

Por, kësaj radhe, 20-vjeçari V. B., jo me kallashnikov e afër shkollës sikurse herën e kaluar, por në Qendrën korrektuese për të mitur në Lipjan.

Ai, me një mjet tjetër të fortë të cilin kishte arritur ta këpuste nga dritaret e kësaj qendre, theri një të mitur të burgosur, raporton KTV.

Sulmuesi po mbahet nën masën e paraburgimit për veprat penale “ vrasje e rëndë” dhe “mbajtje nën pronësi dhe nën kontroll të armës pa leje”.

Këtë incident, i cili ka ndodhur ditë më parë, e kanë konfirmuar në Shërbimin korrektues të Kosovës, zyrtarë të të cilit kanë thënë se viktima e sulmit ka marrë lëndime të lehta trupore.

Florent Gashi nga Shërbimi korrektues i Kosovës ka thënë se tashmë kanë marrë masa dhe Policia po merret me rastin. Derisa thonë se siguria në burgje, sidomos për të miturit, është në nivel.

Megjithëkëtë, familjarët e të miturit që u sulmua, frikësohen se i biri i tyre është në rrezik për jetën.

Edhe gardianët e kësaj qendre, prapa kamerës, të dyshuarin V. B., e kanë paraqitur si person problematik i cili në vazhdimësi sjell telashe të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat