Shkrumbohet banesa në Mallakastër, shpëton e moshuara

Kronikë e zezë

Shkrumbohet banesa në Mallakastër, shpëton e moshuara

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 11:58
Ilustrim

Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit në fshatin Aranitas në bashkinë e Mallakastrës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në banesën e shtetasit, Mersin Bregasi, rreth 100m2 është shkrumbuar nga flakët.

Sakaq, në momentin e ngjarjes brenda në banesë ndodhej vetëm një e moshuar e cila fatmirësisht është nxjerrë pa dëmtime.

Ndërkohë, forcat zjarrfikëse të Mallakastrës kanë hasur vështirësi për shkak  të terrenit të vështirë, por  kanë arritur të shuajnë flakët.

Dëmet materiale kanë qenë të mëdha, ndërsa shkak i zjarrit mendohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat