Policia deklarohet për rastin ku dy meshkuj me dhunë fusin një grua në veturë

Kronikë e zezë

Policia deklarohet për rastin ku dy meshkuj me dhunë fusin një grua në veturë

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 13:35
Foto ilustrim

(E plotësuar)-  Dy persona të dyshuar kanë futur me forcë një grua në një veturë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Fushë-Kosovë dhe ky rast është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Aktualisht në koordinim me institiucionet kompente jemi duke punuar me qëllim të sqarimit të çdo rrethane që lidhet me këtë ngjarje”, ka thënë  zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ndryshe në pamjet e publikuara në internet shihet se si gruaja me forcë futet në veturë përderisa dëgjohet teksa bërtet për ndihmë.

***

Mëngjesin e sotëm në lagjen “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë, dy burra e kanë futur me dhunë një grua në veturë.

Gruaja është parë teksa ndërhyn gjatë konfliktit verbal në mes dy burrave.

Derisa të dy i vërsulen gruas, njëri prej tyre ia vendos dorën në gojë dhe të dy bashkë e fusin atë me forcë në veturë.

Ajo dëgjohet duke kërkuar ndihmë, ndërkaq që tërhiqet drejt me forcë drejt veturës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat