(E plotësuar)- Dy persona të dyshuar kanë futur me forcë një grua në një veturë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Fushë-Kosovë dhe ky rast është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Aktualisht në koordinim me institiucionet kompente jemi duke punuar me qëllim të sqarimit të çdo rrethane që lidhet me këtë ngjarje”, ka thënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ndryshe në pamjet e publikuara në internet shihet se si gruaja me forcë futet në veturë përderisa dëgjohet teksa bërtet për ndihmë.
***
Mëngjesin e sotëm në lagjen “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë, dy burra e kanë futur me dhunë një grua në veturë.
Gruaja është parë teksa ndërhyn gjatë konfliktit verbal në mes dy burrave.
Derisa të dy i vërsulen gruas, njëri prej tyre ia vendos dorën në gojë dhe të dy bashkë e fusin atë me forcë në veturë.
Ajo dëgjohet duke kërkuar ndihmë, ndërkaq që tërhiqet drejt me forcë drejt veturës.