Marjana Çmeta, nusja që akuzohet se vrau përmes helmimit vjehrrën e saj në vitin 2017 ka dhënë sot dëshminë e radhës para gjykatësve.
Ajo tha se nuk ka pasur debate më herët me vjehrrën apo me ish bashkëshortin Oltjan Lami.
Për sa i përket regjistrimit që i pandehuri Hysen Shehu i ka dorëzuar Prokurorit, Çmeta u shpreh se kur kam lexuar ato fjalë, m’u duk se ishin fjalët e dikujt tjetër.
Ajo akuzoi të afërmit e Oltjan Lamit dhe Hoxhën si përgjegjës të situatës. Në asnjë moment nuk pranoi ta ketë helmuar vjehrrën, por pranoi që ditën e ngjarjes ka pasur një përleshje fizike me të.
Pas përfundimit të deklaratës prokurori në një kërkesë bërë treshes gjykuese, kërkoi kundërshtimin e pjesshëm te deklaratës së dhënë nga e pandehura. Avokati mbrojtës u shpreh kundër kësaj kërkese, por ishte gjykata ajo që e la në fuqi.
Po ashtu një provë e re e siguruar ishte një film në USB e Marjanës, ‘Vrasja e magjistarit’, film i cili sipas të pandehurën Çmeta është futur ne USB nga ish-bashkëshortit Oltjani.