Pacienti vdes në spital pasi bie nga shkallët, vëllau dyshon se është rrahur për vdekje

Kronikë e zezë

Pacienti vdes në spital pasi bie nga shkallët, vëllau dyshon se është rrahur për vdekje

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 22:14
Ilustrim

Rrënia nga shkallët në spitalin psikiatrik për 58 vjecarin Vlado Risteski ka qenë fata, ai për 20 vite është pacient në spital dhe ishte vendosur në repartin e dytë për meshkuj.

Mirëpo në muajin prill vëllau i tij është njoftuar së Vlado është lënduar rëndë dhe është dërguar në spitalin 8 Shtatori, por ai dyshon se vëllau i tij nuk ka rënë nga shkallët por është rrahur deri në vdekje.

Nga spitali theksojnë se Risteski nuk ka qenë i sulmuar por ka rënë nga shkallët kurse dëshmitarë kanë qenë të punësuarit e ndrimit dhe disa të tjerë të rastit.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat