Aksident trafiku me tre të lënduar në magjistralen Prizren-Zhur

Kronikë e zezë

Aksident trafiku me tre të lënduar në magjistralen Prizren-Zhur

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 23:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 22:00 në magjistralen Prizren – Zhur .

Në aksident janë përfshirë dy vetura, teksa ka edhe të lënduar. Rastin për mediat vendore e ka konfirmuar rreshteri për Policinë e Kosovës në Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Në aksident janë përfshirë dy vetura me targa vendore, si pasojë e këtij aksidenti dy vozitës dhe një pasagjer kanë pësuar lëndime, pas marrjes së ndihmës në Spitalin Rajonal në Prizren janë liruar në shtëpi”.

Sipas Gashit deri tek aksidenti ka ardhë si pasojë e mosrespektimit të rregullave në trafik.

“Dy automjetet kanë qenë duke lëviz në të njëjtin drejtim dhe me të arritur tek vendi i quajtur Resorant Kështjella, duke mos ju përshtat rregullave në trafik dhe tejkalim i vijës së plotë ka ardhë deri tek aksidenti. Lidhur me këtë janë marrë hetuesit e njësitit të trafikut rajonal në Prizren dhe do të hetohet në lidhje me shkaqet që kanë ardhë deri tek aksidenti”.

Ai thotë se nga raportet e para konstatohet se në pyetje është mosrespektimi i rregullave në trafik.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat