Hidhet nga kati i gjashtë babai i dy fëmijëve

Kronikë e zezë

Hidhet nga kati i gjashtë babai i dy fëmijëve

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 10:35
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Berat.

Një person është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku jetonte.

Ngjarja është shënuar rreth orës 07.00 të kësaj të enjte në lagjen “30-Vjetori”, ku 40-vjeçari Elton Riko është hedhur nga pallati.

Mësohet se ai ndodhet në gjendje të rëndë, ku është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Nuk dihen ende shkaqet që e kanë shtyrë babanë e dy fëmijëve që të hidhet nga lartësia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat