Traumatizohet familja, plumba drejt mjetit me të cilin po udhëtonin

Kronikë e zezë

Traumatizohet familja, plumba drejt mjetit me të cilin po udhëtonin

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 10:12
Ilustrim

Një person në fshatin Trubohovc të Istogut ka raportuar se derisa ka qenë duke e drejtuar automjetin e tij kombi me targa vendore ka dëgjuar disa të shtëna nga arma e zjarrit.

Për pasojë ndonjë predhë e fishekut të armës dyshohet se ka goditur dhe ka thyer xhamin e pasmë të automjetit.

Në automjet së bashku me viktimën ka qenë bashkëshortja e tij me tre fëmijë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore por nuk është gjetur ndonjë dëshmi përveç pjesë të xhamave të thyer.

Për shkak të shqetësimit tre fëmijët kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin e Pejës.

Rasti është nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat