Gjykata vendos për të dyshuarin që rrahu gruan e tij në Gjilan

Kronikë e zezë

Gjykata vendos për të dyshuarin që rrahu gruan e tij në Gjilan

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 15:58
Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit B. P. në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Ndaj tij ekziston dyshimi i bazuar se me datë 28.06.2019, në rrugën “Ahmet Prishtina” në Gjilan, i pandehuri ka shkaktuar dhunë në familje me dashje me qëllim të dëmtimit të integritetit trupor të bashkëshortes së tij, ashtu që fillimisht fjalosen dhe më pas e sulmon fizikisht.

Me këtë veprime i pandehuri, dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘sulmi”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit për caktimin e masës së paraburgimit, pasi që nuk janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e kësaj mase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat