Aksident në Suharekë, nëntë persona të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në Suharekë, nëntë persona të lënduar

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 11:25
Foto ilustrim

Nëntë persona janë lënduar pas një aksidenti në fshatin Mushtisht të Suharekës.

Policia raporton se aksidenti ndodhi mes dy veturave me targa vendore.

“Raportohet për një aksident trafiku ne mes të dy veturave me targa vendore. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar të dy drejtuesit e veturave, katër femra dhe tre meshkuj. Të gjithë të lënduarit kane pranuar tretman mjekësor dhe me pas janë liruar në shtëpi”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat