Policia jep detaje rreth vdekjes tragjike të dy të rinjve në autostradë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje rreth vdekjes tragjike të dy të rinjve në autostradë

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 11:35
Ilustrim

Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh ka dhënë detaje rreth vdekjes tragjike të dy konduktorëve të Sharr Travelit.

Në raport theksohet se viktimat në momentin kritik kishin zbritur nga autobusi dhe ishin duke e kaluar rrugën nga njëra trase në tjetrën dhe kanë rënë në humnerë. Si pasojë e kësaj, viktimat kanë vdekur në vend.

“Raportohet se dy viktimat meshkuj K-Shqiptar (punëtor të një kompanie)  në  urën me nr. 11 në autostradë  kanë zbrit nga autobusi dhe duke kaluar këmbë nga një trase në trasenë tjetër të autostradës kane rënë në humnere ku si pasoj kanë vdekur në vend. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimave. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptar shoferë të njëjtës kompani janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa trupat e pa jetë të viktimave janë dërguar ne IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat