Aksident trafiku në Gjakovë, motoçiklisti bëhet për spital

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Gjakovë, motoçiklisti bëhet për spital

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 13:02
Foto ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur të shtunën në Gjakovë, ku si pasojë e kësaj një person ka marrë lëndime trupore

Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës në Gjakovë, ku një person derisa ishte duke drejtuar veturën e tij ka goditur një motoçiklist.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat