Vjedhë vetura në Ferizaj, arrestohet në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Vjedhë vetura në Ferizaj, arrestohet në Mitrovicë

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 15:44
Ilustrim

Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Ferizaj në bashkëpunim me hetuesit e Stacionit policor Mitrovicë, kanë arrestuar sot në Mitrovicë një person të dyshuar në lidhje me dy raste të vjedhjeve të rënda, si dhe dy raste vjedhje e veturës, të raportuara në Ferizaj dhe rrethinë.

Sipas policisë, ekziston dyshimi i bazuar se personi K.H. 19 vjeç, në periudhën kohore prej 26 deri 30 qershor, në Ferizaj dhe rrethinë ka kryer disa vepra penale.

“Me 21.06.2019, duke përdorur mjete të forta ka depërtuar në xhamitë  në Ferizaj dhe në fshatin Doganaj,ku nga aty ka vjedhur një shtëpizë  kompjuteri,një Llaptom dhe paisjet pjera përcjellëse. Me 28.o6.2019 në Ferizaj,vjedhje e automjetit  ,,Jeta’’ . Me 30.06.2019 gjithashtu në Ferizaj vjedhje e automjetit ,,Golf II”. Automjetet e vjedhura janë gjetur dhe konfiskuar ,një në Mitrovicë dhe tjetra në Prishtinë, ku pas përfundimit të procedurave ligjore ju kthehen pronarëve”, thuhet në njoftim.

Gjatë intervistimit, në prani të avokatit, i dyshuari i lartshënuar i ka pranuar në tërësi veprat e kryera.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes  në Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat