Elbasan/ Zjarr në banesë, dy zjarrfikës dërgohen në spital

Kronikë e zezë

Elbasan/ Zjarr në banesë, dy zjarrfikës dërgohen në spital

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 07:49
Ilustrim

Pasditen e sotme në Elbasan, një banesë e pabanuar është përfshirë nga fjalët e zjarrit.

Sakaq, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kala” të qytetit. Mësohet se në banesën e përfshirë nga zjarri nuk banon njeri, por përhapja e flakëve rrezikon banesat përreth saj.

Tre makina zjarrfikëse bënë të mundur lokalizimin e flakëve dhe vënien nën kontroll të zjarrit.

Megjithatë banorët e banesave përreth saj u evakuuan për arsye sigurie. Ndërsa, sipas raportimeve bëhet me dije se dy zjarrfikës kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë. Mësohet se njëri prej tyre në një moment ka rrëshqitur dhe ka thyer dy gishta, ndërsa një tjetër është asfiksuar nga tymi.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit sepse banesa ishte e pabanueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat