Ekskavatori godet për vdekje 12-vjeçarin

Kronikë e zezë

Ekskavatori godet për vdekje 12-vjeçarin

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 09:52
Ilustrim

Policia informoi mbrëmë në ora 19:12 ka marr informacion se në rrugën "Pavarësia" në fshatin Skivjan në rrugën në drejtim të Gjakovës ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.

Në aksident janë përfshirë një ekskavator i cili ka qenë në lëvizje dhe një këmbësor, fëmijë i moshës 12 vjeçare.

Për pasojë, 12-vjeçari ka humbur jetën.

Njësitet policore, prokurori i shtetit, si dhe ekipi mjekësorë kanë dal në vendngjarje dhe mjeku ka konstatuar vdekjen e fëmijës.

Me urdhër të prokurorit të shtetit personi i dyshuar është arrestuar dhe mbahet në ndalim policor ndërsa trupi i pa jetë i është kthyer familjarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat