Tiranë, një kokërr qershi i merr jetën foshnjës 16 muajshe

Kronikë e zezë

Tiranë, një kokërr qershi i merr jetën foshnjës 16 muajshe

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 16:10
Ilustrim

Një fëmijë vetëm 16 muajsh, ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 21.30 të kësaj të hëne në shërbimin Pediatrik në QSUT. Mjekët e urgjencës së QSUT tentuan menjëherë oksigjenimin dhe frymëmarrjen artificiale por pa mundur ta rikthejnë në jetë.

Shkaku i vdekjes së fëmijës mësohet të jetë bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes nga një kokërr qershie.

Burime për ‘BalkanWeb” thanë se familje pakistaneze kishte mbetur në trafik për minuta të tëra në rrugën që të çon drejt urgjencës pediatrike dhe asnjë automjet nuk hapte rrugën, ç’ka ka detyruar dy prindërit t’i drejtohen për ndihmë patrullës së forcave Shqiponja.

Vetëm pasi automjeti i policisë ka ndezuar fenelinat është mundësuar hapja e rrugës por më kot.

Burime nga QSUT pohojnë se fëmija i një familje pakistaneze me banim në Tiranë, ka mbërritur pa shenja jete në urgjencë, ç’ka ka mundësuar mjekët të japin ndihmën e parë në kohë.

Prindërit e fëmijës me origjinë pakistaneze jetojnë dhe punojnë prej vitesh në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat