Një i vdekur dhe një i plagosur, ish-deputeti transmeton live pamjet e aksidentin në Shëngjin

Kronikë e zezë

Një i vdekur dhe një i plagosur, ish-deputeti transmeton live pamjet e aksidentin në Shëngjin

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 23:32
Pamje nga video

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “Lapidari” në Shëngjin, ku dëshmitar në vendngjarje ka qenë edhe ish-deputeti Eduart Ndocaj.

Ndocaj i ka transmetuar drejtpërdrejt në Facebook pamjet e rënda dhe më pas ka shpërthyer në kritika, duke thënë se i ka telefonuar të paktën tre herë ambulancës dhe është vonuar tejmase.

Dyshohet se një automjet ka përplasur dy të rinj që po udhëtonin me motor, ndërsa ish-deputeti Ndocaj dëgjohet të thotë se ata janë plagosur rëndë.

Në video duket edhe momenti kur mbërrin ambulanca dhe transporton të plagosurit.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur këtë mbrëmje në hyrje të Shëngjinit.

Si pasojë e aksidentit, 2 të rinj kanë mbetur të plagosur.

Fatkeqësisht njëri prej tyre nuk ka mundur t’i mbijetojë dot plagëve të renda dhe ka ndërruar jetë në spital.

Viktima është identifikuar si Indrit Ndreca, 25 vjeç, nga Grykë Manatia.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve  të këtij aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat