Prizren: Në dy aksidente të ndryshme shkelen dy këmbësorë

Kronikë e zezë

Prizren: Në dy aksidente të ndryshme shkelen dy këmbësorë

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur të martën në Prizren, ku si pasojë e tyre dy persona kanë pësuar lëndime trupore

Në rastin e parë i dyshuari me veturën e tij ka goditur një këmbësore të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor e më pas është liruar për në shtëpi.

Edhe në rastin e dytë një person derisa ishte duke drejtuar veturën e tij ka goditur një këmbësor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

I njëjti pas tretmanit mjekësor është liruar, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat