Detaje për veturën që mori flakë në një pikë karburanti në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Detaje për veturën që mori flakë në një pikë karburanti në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Më: 3 korrik 2019 Në ora: 13:39
Vetura në flakë

Një veturë ka marrë flakë në një pikë karburanti në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë. Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë momentin kur zjarrfikësit dhe veturat e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka dhënë detajet e para, duke thënë se nuk raportohet për të lënduar.

“Nje veture ka marr flakë ne ate lokacion, rr. Prishtine – Fushe Kosove, zjarrfikasit kane reaguar per ta fikë zjarrin, ndersa Policia eshte duke u marrë me rastin. Nuk eshte raportuar per ndonje person te lenduar ne ket rast”, ka thënë Hoxha në një përgjigje të shkurtër lidhur me rastin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat