I kërkuar në Itali për organizatë kriminale, 59-vjeçari kapet në Vlorë

Kronikë e zezë

I kërkuar në Itali për organizatë kriminale, 59-vjeçari kapet në Vlorë

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 17:32
Ilustrim

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 59-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas policisë në pranga me qëllim ekstradimi në Itali është vënë shtetasi me iniciale R. B., banues në fshatin Fitore - Vlorë. Ai akuzohet për veprën penale "Organizatë kriminale i trafikimit të lëndëve narkotike".

"Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative duke bashkëpunuar ngushtë me qytetarët, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Interpol Tirana, kanë bërë kapjen e 59 vjeçarit në fshatin Novoselë të Vlorës duke e vendosur para përgjegjësisë penale si më poshtë: Gjykata e Palermos - Itali në vitin 2009, ka lëshuar Urdhër Arrestin Europian ndaj shtetasit R. B, për veprën penale "Organizatë kriminale e trafikimit të lëndëve narkotike" parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal Italian dhe nenet 73, 74 të Dekretit të Presidentit 309/1990", thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat