Arrestohet i dyshuari për grabitjen me armë zjarri në Hajvali

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari për grabitjen me armë zjarri në Hajvali

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 23:31
Foto ilustrim

Njësitet e policisë, sot gjatë ditës, konkretisht rreth orës 15:15, kanë arrestuar një të dyshuar për grabitjen që ka ndodhur në Hajvali në muajin shkurt.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Pas hetimeve intensive te bëra nga njësia e hetimeve rajonale e Policisë se Kosovës, në Prishtinë me datë 04.07.2019 rreth orës 15:15 në rrugën e Dubrovnikut është arrit të identifikohet një dyshuar i përfshirë në grabitjen që ka ndodhur në Hajvali në një pompë të derivateve, ku gjate këtij rasti nën kërcënimin e armës ishin grabitur para te gatshme në euro, me datën 04.02.2019”, ka thënë Hoxha.

Ndërkaq, në konsultim me Prokurorin kompetent i dyshuari është dërguar në mbajtje, përderisa hetime të tjera janë mbetur ende ne proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat