Gjuajnë me armë në mes të ditës, arrestohen dy persona në Obiliq

Kronikë e zezë

Gjuajnë me armë në mes të ditës, arrestohen dy persona në Obiliq

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Sot në Obliq afër një market dy persona kanë gjuajtur me armë zjarri, derisa të njejtit janë arrestuar nga policia e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Sot rreth orës 12:40 Policia ka pranuar informacionin për të shtëna me armë zjarri afër një marketi ne Obiliq. Menjëherë njesite policore te stacionit policor Obiliq, kanë dal në vendin e ngjarjes me që rast kanë lokalizuar dy të dyshuar të cilët janë arrestuar dhe janë sjell në Stacion Policor për procedura të tjera”, ka bërë të ditur Hoxha.

Sipas zëdhënësit të policisë, në vend të ngjarjes është gjetur një armë e gjatë e cila dyshohet se është përdorur për gjuajtje.

“ Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e gjatë AK-47,e cila dyshohet se eshte perdorur. Deri në këto qaste nuk kemi te raportuar ndonjë person të lënduar”, ka bërë të ditur policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat