E goditi me armë në kokë një person, 1 muaj paraburgim

Kronikë e zezë

E goditi me armë në kokë një person, 1 muaj paraburgim

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 15:33
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.H. për shkak të veprave penale Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit L.H. i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri L.H. me datë 05.06.2019 pa autorizim dhe pa leje paraprake ka mbajtur në posedim armën e tipit kallashnikov dhe me dashje me të njejtën ka përdorur forcë ndaj të dëmtuarit F.R. duke e goditur në kokë”, njofton Gjykata e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat