Gruaja gjendet e vdekur mbi shinat e trenit

Kronikë e zezë

Gruaja gjendet e vdekur mbi shinat e trenit

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 20:44
Ilustrim

Një grua e moshës 50 vjeç është gjendur e vdekur në shinat e trenit në aksin hekurudhor Peqin-Elbasan.

Njoftimi i Policisë  

“Në aksin hekurudhor Peqin- Elbasan, në afërsi të fshatit Lazaren të Peqinit, është gjetur mbi shinat e trenit e dëmtuar dhe pa shenja jete shtetasja M.B., rreth 50 vjeçe.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo shtetase mund të jetë aksidentuar nga treni që kalon në këtë zonë.Grupi hetimor vijon punën  për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat