Dy aksidente në Miradi të Epërme, ka të lënduar

Kronikë e zezë

Dy aksidente në Miradi të Epërme, ka të lënduar

Më: 5 korrik 2019 Në ora: 21:10
Në këto aksidente janë lënduar katër persona

Dy aksidente afër njëri-tjetrit kanë ndodhur pasditen e sotme në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar se në këto aksidente janë lënduar katër persona.

“Në segmentin e rrugës Fushë Kosovë-Sllatinë, kanë ndodhur dy aksidente trafiku. Në njërin aksident janë përfshirë katër vetura dhe në aksidentin tjetër një veturë dhe një kamion. Në aksidentin me katër vetura janë të lënduar tre persona. Largësia mes dy aksidenteve është rreth 50-60m”, ka thënë Krasniqi.

“Policia ende është duke i trajtuar aksidentet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat