Makina përplaset me shtyllën, dyshohet se shoferin e kishte zënë gjumi

Kronikë e zezë

Makina përplaset me shtyllën, dyshohet se shoferin e kishte zënë gjumi

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 11:44
Ilustrim

Një aksident ka ndodhur në aksin Fushë Krujë – Thumanë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.

Burimë bëjnë të ditur se një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe autoambulanca, e cila ka transportuar në spital dy të lënduarit.

Dyshimet nga kqyrja paraprake janw se shoferin mund të kishte zënë gjumi apo se edhe ka humbur kontrollin e mjetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat