Të shtëna me armë në Podujevë, një i arrestuar

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në Podujevë, një i arrestuar

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 12:03
Ilustrim

Një person është arrestuar dje rreth orës 12:00 në Podujevë, pasi që i njëjti kishte shtënë me armë zjarri.

Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës, ku rasti është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje”.

Sipas PK-së, nga të shtënat s’ka të lënduar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Podujevë. 05.07.2019 – 11:50. Është arrestuar i dyshuar mashkull K/Shqiptar i cili kishte shtënë me armë zjarri por nuk raportohet për të lënduar. Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti është duke u hetuar”, thotë PK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat