Qëllon me armë banesën e bashkëqytetarit, telefonata zbulon autorin

Kronikë e zezë

Qëllon me armë banesën e bashkëqytetarit, telefonata zbulon autorin

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 13:53
Ilustrim

Qëllon me armë gjahu të cilën e mbante pa leje në drejtim të banesës së një shtetasi, arrestohet në flagrancë një 39-vjeçar. Lajmin e ben me dije policia e Korces, e cila njofton se ka vene ne pranga shtetasin E.A, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u be pas nje telefonate ne rajonin e policise, qe njoftonte se një shtetas kishte qëlluar në drejtim të një banese me armë gjahu dhe po lëvizte në qytet me armë të cilën e posedonte pa leje.

NJOFTIMI 

Mbrëmjen e djeshme, në nr 129 të Policisë, ka ardhur një telefonatë se në lagjen nr 7 në Korçë, një shtetas kishte qëlluar në drejtim të një banese me armë gjahu dhe po lëvizte në qytet me armë të cilën e posedonte pa leje.

Falë vlerësimit në kohë të informacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë shkuar menjëherë në adresën e denoncuar ku kapën në flagrancë shtetasin E.A, banues në Korçë, i cili për motive të dobëta dyshohet të ketë qëlluar në drejtim të oborrit të banesës së shtetasit D.K.

Në cilësinë e provës materiale këtij shtetasi iu sekuestrua 1 armë gjahu tip çifte me fishekë.

Shtetasi E.A, (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”) u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”; “Prishja e qetësisë publike”; “Kanosja” dhe materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat