Armë në shtëpi, arrestohen pesë persona

Kronikë e zezë

Armë në shtëpi, arrestohen pesë persona

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 17:15
Ilustrim

Pesë persona janë arrestuar në Malishevë, pasi gjatë kontrollimit në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të tyre, në tri lokacione të ndryshme janë gjetur dhe konfiskuar dy pushkë gjuetie, një predhë, tre karikatorë dhe 379 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Me vendim të prokurorit kujdestar, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat