Grabitësit u vjedhin 800 euro të moshuarve - Bota Sot
Grabitësit u vjedhin 800 euro të moshuarve

Kronikë e zezë

Grabitësit u vjedhin 800 euro të moshuarve

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 19:17
ilustrim

Në orët e para të ditës së sotme dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se janë futur me forcë në banesën e dy të moshuarve në Vuno të Himarës dhe kanë vjedhur një sasi parash prej 800 eurove nën kërcënimin e dhunës.

Policia njofton se të moshuarit janë dëmtuar lehtë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi

Rreth orës 01:00 të natës, dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se janë futur me forcë në banesën e dy të moshuarve në Vuno të Himarës dhe kanë vjedhur një sasi parash prej 800 eurove nën kërcënimin e dhunës.

Të moshuarit janë dëmtuar lehtë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat