Qëlloi me çifte në drejtim të banesës së një shtetasi, arrestohet 39-vjeçari në Korçë

Kronikë e zezë

Qëlloi me çifte në drejtim të banesës së një shtetasi, arrestohet 39-vjeçari në Korçë

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 20:11
Ilustrim

Një 39-vjeçar në Korçë është arrestuar nga policia pasi ka qëlluar me armë gjahu të cilën e mbante pa leje në drejtim të banesës së një shtetasi.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. Policia sekuestroi armën e gjahut tip çifte me municion.

"Mbrëmjen e djeshme, në nr 129 të Policisë, ka ardhur një telefonatë se në lagjen nr 7 në Korçë, një shtetas kishte qëlluar në drejtim të një banese me armë gjahu dhe po lëvizte në qytet me armë të cilën e posedonte pa leje. Falë vlerësimit në kohë të informacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë shkuar menjëherë në adresën e denoncuar ku kapën në flagrancë shtetasin E.A, banues në Korçë, i cili për motive të dobëta dyshohet të ketë qëlluar në drejtim të oborrit të banesës së shtetasit D.K. Në cilësinë e provës materiale këtij shtetasi iu sekuestrua 1 armë gjahu tip çifte me fishekë".

Policia thotë se shtetasi E.A ka qenë i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja me dhunë".

Tashmë ai akuzohet për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë", "Prishja e qetësisë publike" dhe  "Kanosja".

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat