Humb jetën në aksident një 20-vjeçar shqiptar

Kronikë e zezë

Humb jetën në aksident një 20-vjeçar shqiptar

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 23:51
ilustrim

Një tjetër aksident tragjik i ka marrë jetën një të riu shqiptar në Italinë fqinje.

Dy automjete u përfshinë në një aksident mëngjesin e kësaj të shtune në një rrugë periferike që lidh Acquaviva delle Fonti dhe Sannicandro në Bari.

Për pasojë humbi jetën një 20-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik. Përplasja mes dy mjeteve ishte mjaft e fortë duke bërë që makina e shqiptarit të batohej në anë.

Sipas të dhënave të para, të publikuara nga mediat italiane, 20-vjeçari po shkonte për në punë. I riu gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për nxjerrjen e trupit të tij.

Dinamika e plotë e këtij aksidenti nuk dihet ende dhe autoritetet e Acquaviva kanë nisur hetimet.

Një ditë më parë, një tjetër shqiptar gjeti vdekjen në Itali, po si pasojë e një aksidenti me makinë. Ngjarja në fjalë ndodhi në Rovigo dhe viktimë nga ky aksident mbeti një 41-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat