Derisa ata po faleshin, hajni ua vjedh biçikletën

Kronikë e zezë

Derisa ata po faleshin, hajni ua vjedh biçikletën

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 20:19
ilustrim

Një nga fenomenet më negative sociale, që ka përhapje masive jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë, është padyshim vjedhja.

Ky “trend” njeh një rritje të ndjeshme, sidomos gjatë muajve të verës, kur janë dhe ditët më “deçizive” për grabitësit.

Një qytetar ka dërguar për “JOQ Albania”, ku shihet se si një person grabit një biçikletë në një nga xhamitë e kryeqytetit, ende pa zbardhur mirë dita.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm, në Rrugën e Kavajës, gjatë kohës që pronari i biçikletës ka qenë duke falur namazin e mëngjesit në xhami.

Qytetari denoncues shprehet se nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë, pasi grabitjet e biçikletave janë shndërruar në një makth, sidomos për besimtarët myslimanë që falen dhe i parkojnë biçikletat buzë rrugës.

Qytetari që ka flmuar videon shkruan:

“Nuk është rasti i pare qe ndodh kjo skene neper xhamite e Tiranes , nuk guxon me u fut me u fal se te krefin bicikletat. Personi ta kthej aty ku e Mori ose do ti publikoj fytyren sepse është kapur nga disa kamera sigurie” .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat