Brenda një ore, mbrëmë tri therje në Prishtinë

Kronikë e zezë

Brenda një ore, mbrëmë tri therje në Prishtinë

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 11:27
Ilustrim

Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ka dy ditë që ka nisur Festivali i Birrës dhe Verës, por duket që as ky edicion s’po kalon pa incidente.

Në eventin e argëtimit dhe adhuruesve të pijeve alkoolike, vetëm nata e dytë, që u mbajt mbrëmë, përfundoi me përleshje mes disa të rinjve, madje tre nga ta përfunduan të lënduar si pasojë e përdorimit të mjeteve të ftohta.

Ndonëse kjo gjë u mohua nga organizatorët e këtij festivali, të cilët thanë për Indeksonline se çdo gjë po shkon siç duhet dhe se vetëm një incident i vogël nga ndodhur në natën e parë, Policia e Kosovës raporton për tre të lënduar në Prishtinë gjatë natës së djeshme.

Njëri nga incidentet ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në orën 22:35,  ndërsa tjetri në rrugën “Garibaldi” një orë më vonë.

“Në rrugën “Luan Haradinaj” në orën 22:35 nga një i dyshuar i panjohur është therur me thikë viktima mashkull shqiptar. I njëjti ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar.

Po ashtu në rrugën “Garibaldi” nga i dyshuari NN në orën 23:22  janë therur me mjet të mprehtë-thikë dy persona- viktima, të cilët janë dërguar nga QKUK. Viktimat janë ndaluar në QKUK për tretman mjekësor”, thotë për Indeksonline Zyra për Informim e Policisë së Kosovës, të cilët deklarojnë se njësitet përkatëse janë duke i hetuar të dyja rastet.

Ndryshe, në rrjete sociale në lidhje me mbarëvajtjen e festivalit pati edhe kritika të shumta sa i përket moshës, ku të mitur të shumtë janë parë duke konsumuar alkool.

Por, edhe kjo është mohuar nga organizatorët e Beer and Wine Festival.

“Të miturit që janë nën moshën 18 vjeç po shoqërohen nga prindërit, por shitja nuk u ka ndodhur atyre. Në të kundërtën dhe se çdo gjë po kontrollohet nga Policia e Kosovës që po bën një punë fenomenale”.

Kujtojmë që festivali do të mbahet deri më 9 të këtij muaji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat