Në vendin ku ndodhi aksidenti i frikshëm dje, nuk ka asnjë shenjë komunikacioni

Kronikë e zezë

Në vendin ku ndodhi aksidenti i frikshëm dje, nuk ka asnjë shenjë komunikacioni

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 12:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi ditën e djeshme në Vrellë të Istogut.

Si pasojë e kësaj lëndime trupore morën tetë persona. Disa u trajtuan në QKMF-ën e Istogut, kurse të tjerët në Spitalin Rajonal të Pejës.

Por në vendin ku pikërisht ndodh ky aksident ka mungesë të shenjave të komunikacionit.

Në këtë pjesë nuk ka asnjë sinjalistikë rrugore. Madje për këtë shpesh herë pati ankesa edhe nga ana e banorëve, të cilët thonë se është mjaft e rrezikshme pasi edhe lëvizja e veturave në këtë anë është mjaft e madhe.

Në rrugën ku u shkaktua ky aksident mungojnë edhe shenjat elementare, ato të lejimit të shpejtësisë së automjeteve, pavarësisht që nga dyja anët është e banuar.

Përpos aksidentit të djeshëm, në këtë pjesë të Vrellës aksidentet janë të shpeshta e disa herë edhe tejet të rrezikshme.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat