Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje - Bota Sot
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje

Kronikë e zezë

Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 11:39
Ilustrim

Njësiti patrullues në kuadër të Stacionit Policor në Prizren, si rezultat i hetimeve për parandalimin dhe zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë tre persona të dyshuar, për përfshirje në një rast të veprave penale “vjedhje”.

Gjatë një pike kontrolli është ndalur një veturë, ku gjatë kontrollit të personave dhe automjetit është arritur të arrestohen J. K. 21 vjeç, B. H. 19 vjeç dhe K. K. 17 vjeç, të tre meshkuj me shtetësi të Kosovës.

Ndërsa në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar 20 shishe alkool dhe një mjet për hapjen e dyerve dhe dritareve. 

Gjërat e sekuestruara pas procedurave të nevojshme do t’iu kthehen pronarëve legjitimë.

Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit, është vendosur që të dyshuarit të ndalen në ndalim për 48 orë dhe njëri për 24 orë, pasi që është person i mitur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...