Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Gjakovë – Prizren.
Si pasojë e këtij aksidenti pati edhe të lënduar, çka se kërkuan edhe tretman mjekësor, por që gjendja e tyre është stabile.
Këtë e ka konfirmuar për mediat vendore Komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë Kristë Gjokaj.
“Në orën 7:40 minuta në mëngjes, në rrugën Gjakovë – Prizren ka ndodhur një aksident trafiku me të lënduar, me ç’rast kemi pesë persona të lënduar të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë dhe aksidenti ka ardhë si pasojë e tejkalimit të pasigurt. Në aksident janë përfshirë dy vetura”.
Ndërsa sa i përket rrugëve pas reshjeve të shiut, Gjakaj shtoj se nuk ka vështirësi në komunikacion në këtë rajon dhe se janë duke kontrolluar gjendjen vazhdimisht.