Pogradec/Shkon në 8 numri i të plagosurve,2 vëllezër drejt Tiranës

Kronikë e zezë

Pogradec/Shkon në 8 numri i të plagosurve,2 vëllezër drejt Tiranës

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 21:56
Pamje nga aksidenti

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti rrugor i ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Pogradec.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se janë plagosur tetë persona, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me një mjet tip “Land Rover”.

Sipas gazetares Kodra, dy prej të plagosurve, që janë edhe vëllezër, ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të rrugës së ish-ministër së qymyrit, në fshatin Vërdovë të Pogradecit, teksa rruga ka qenë shumë e vështirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat