Arrestohet një person i dyshuar për disa raste të vjedhjeve

Kronikë e zezë

Arrestohet një person i dyshuar për disa raste të vjedhjeve

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 10:24
Ilustrim

Njësitet policore të stacionit të Fushe Kosovës, kanë arrestuar një person të dyshuar për disa  raste të vjedhjeve.

“Rastet kanë ndodhur në lokacione (dyshohet në gjithë territorin e Republikës së Kosovës) dhe periudha të ndryshme kohore, ku dyshohet se ka kryer (dhjetëra) vjedhje të rënda.

Personi  i dyshuar: F. H. mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas përfundimit të procedurave nga ana e hetuesve të stacionit policor të Fushë Kosovës, është dorëzuar në stacionin policor në Prizren, saktësisht në qendrën e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat