Një person është therur me thikë mbrëmë në fshatin Banullë të Lipjanit.
Siç njofton policia, i dyshuari gjatë një mosmarrëveshje me viktimën e ka goditur atë me thikë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.
“Është raportuar se i dyshuari mashkull k-shqiptar kishte një fjalosje me viktimën mashkull k-shqiptar të cilin e ka goditur me thikë dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari gjendet në arrati”.