Shkatërrohet banda shqiptare në Itali, ja kush janë tre të rinjtë e arrestuar

Kronikë e zezë

Shkatërrohet banda shqiptare në Itali, ja kush janë tre të rinjtë e arrestuar

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 18:04
Emanuel Macaj, 31 vjeç, Gentian Kurtulla, 27 vjeç dhe Xhovan Bela, 25 vjeç

Policia italiane ka shkatërruar një bandë shqiptare në Pero në orët e vona të mbrëmjes së 4 dhe 5 korrikut.

Mediat fqinje raportojnë se në pranga kanë rënë shtetasit Emanuel Macaj, 31 vjeç, Gentian Kurtulla, 27 vjeç dhe Xhovan Bela, 25 vjeç.

Ata akuzohen për krime të llojeve të ndryshme.

Hetimet – Policia bën me dije se hetimet filluan në shkurt të këtij viti, kur u denoncua vjedhja e një Audi S5.

Policia menjëherë u vu në ndjekje të makinës, që me shpejtësi tej normave të lejuara bënte manovra të shumta për t’i shpëtuar policisë.

Por rritja e forcave të policisë bënë të mundur kapjen e tyre dhe më pas nisën hetimet.

U provua se Audi S5 ishte vjedhur në Arcore më 4 tetor 2018.

Arrestimi – Angazhimi i forcave policore zbuluan vendqëndrimin e bandës. Ata rrinin në një garazh në Pero, që përdorej për të fshehur makinat e vjedhura që përdoreshin për të kryer krime.

Veprat penale - Të tre të arrestuarit  akuzohen për rezistencë ndaj policisë dhe lëndime të tyre.

Vjedhja e makinave dhe ndërrimi i targave, mbajtja e paligjshme e armëve të zjarrit. Gjatë kontrollit u gjet dhe sekuestrua një pistoletë 7.65.

Trafikimi i drogës, rreth një kilogram marijuanë iu gjet në makinë, si dhe posedimin i pajustifikuar i disa mjeteve, që dyshohen se janë të vjedhura.

Bëhet e ditur gjithashtu se brenda në makinë u gjet edhe një skaner për frekuencat e policisë dhe një bllokues sinjali.

Ndërkohë hetimet janë duke vijuar për bandën shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat