Flet personi që e gjeti të vdekur fëmijën në rrugë në Fushë-Kosovë: Ishte i mbuluar me ...

Kronikë e zezë

Flet personi që e gjeti të vdekur fëmijën në rrugë në Fushë-Kosovë: Ishte i mbuluar me ...

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 21:05
Foto ilustrim

Një fëmijë u gjet sot pa shenja jete në një rrugë në Fushë-Kosovë. Policia e ka konfirmuar rastin për Periskopin, duke e cilësuar si vdekje të dyshimitë.

Pastruesi i rrugëve, i cili e gjeti fëmijën pa shenja jete ka treguar se ai ishte  i mbuluar me jorgan.

”Ka qenë një fëmijë 12 vjeç dhe e kam pa, të vdekur e kam gjetë. S’e kemi prekë dhe e kemi thirrë Policinë. Unë vec jam pastrues. Ka qenë i mbuluar me jorgan dhe asgjë tjetër s’kam pa. Ka qenë një djalë që ka flejt këtu 3 a 4 ditë. Policia e ka marrë pastaj me ambulancë. Po merret mjekësia ligjore’’, tha ai.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në Prishtinë ka thënë se po vazhdojnë hetimet për këtë rast dhe se rasti po cilësohet si vdekje e dyshimtë.

“Sot rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën se në afërsi të një ndërtese, në rrugën Xhemajl Mustafa në Fushë-Kosovë, ndodhet një person i shtrirë”, thuhet në njoftimin e Policisë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull (i mitur). Aktualisht hetuesit policor në koordinim me Prokurorinë përkatëse janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat